Lajme Shqip Sunday, 26 February 2012 14:00

A nuk janë këto bizhuteri thjesht të mahnitshme? Ju si mendoni?

Dizenjuesi Mawi Keivom është shumë i talentuar dhe ka vendosur të hapë biznesin e tij duke krijuar bizhuteri nga më të mrekullueshmet.

Ky koleksion ka një stil shumë të këndshëm oriental dhe është i ndërthurur me një larmi ngjyrash të ëmbla që sapo t’i shikoni do të doni t’i keni të gjitha për vete.

Vathët, varëset, unazat shkëlqejnë mjaft dhe janë shumë elegante dhe shik. Për to është përdorur argjend dhe bronx, gjithashtu gurë shumëngjyrësh dhe tepër të vlefshëm. Për më tepër shijoni galerinë e këtij koleksioni.

(LajmeShqip.com)