Lajme Shqip Thursday, 17 September 2015 16:11

Para disa vitesh ishte një nga personazhet më të përfolur të medias rozë, ndërsa pas largimit nga Shqipëria u duk se ishte vendimi i tij që të qëndrojë larg skupeve e lajmeve të ndryshme që bëheshin për të.

Klodian Çela, apo i njohur si Klodi i BB, vendosi që të jetojë në Breshia, vend ky që ëndërrohet nga të gjithë, pasi njihet si qendra e modës europiane.

Klodi aty nuk merret me modë, por me menaxhim. Ai ka menaxhuar disa lokale të ndryshme ndërsa është përfolur edhe për miqësitë e tij me personazhe VIP të njohur të botës.

Një nga miqtë e tij të njohur në mbarë botën është edhe futbollisti i famshëm Mario Baloteli. Madje, foto që po zbulojmë tregon se miqësia e tyre është aq e madhe, sa që Baloteli bën edhe seflie me Klodin.

‘’Me Balotelin jetojmë në një lagje këtu në Breshia, shpesh takohemi për kafe, dreka e darka, madje bashkë me të dhe të vëllain e tij bëjmë shopping, njihemi gati prej tetë vitesh’’, shprehet në bisedën e tij të shkurtër për ‘’Panorama Plus’’, Klodian Çela, i cili këtë vit u rikthye në Shqipëri si një biznesmen, pasi hapi edhe plazhin e tij privat në Jug të vendit, parcelë kjo e trashëguar nga gjyshja e tij.

25-vjeçari Baloteli, idhull i fansave të futbollit, ka lindur në Palermo të Italisë nga prindër emigrantë ganezë. Mbase një ditë mund ta shohim edhe në vendin tonë si një mik i shqiptarëve.