Lajme Shqip Wednesday, 19 August 2015 21:44

 

Duket se videoja më e re e Rita Orës në bashkëpunim me Chris Brown po pritet mirë dhe së shpejti do të prek majat e top listave botërore.

Bëhet fjalë për këngën “Bod On Me”, të cilën dyshja në fjalë e solli pasditen e djeshme, megjithëse ishte paralajmëruar të publikohet sot (e mërkurë)

Në fakt, kënga brenda 12 orëve ka arritur të merr rreth 1 milion klikime, gjë që na bën të aludojmë se do të jetë një ndër hitet e këtij viti, transmeton Telegrafi.

Në video, këngëtarja shqiptare shihet në disa pozita të nxehta dhe plotë pasion përkrah këngëtarit amerikan. Rita ka treguar edhe arsyen e bashkëpunimit me Brown, ish të dashurin e Rihannës.

“Chrisi dhe unë jemi miq qe pesë vjet dhe gjithnjë kemi dashur të bashkëpunojmë në ndonjë këngë. Dhe kur e realizova këngën ‘Body on Me’, menjëherë më shkoi në mendje se zëri më i përshtatshëm për të do të ishte i Chrisit, kështu që i bëra ftesë atij, dhe me ta dëgjuar këngën, Chris më tha: ‘Në rregull, le ta incizojmë këngën’”, kishte treguar më herët Rita