Lajme Shqip Wednesday, 12 August 2015 10:26

Nuk është zyrtare sepse vetë personat në fjalë nuk e kanë bërë publike, por të gjitha të dhënat të bëjnë të mendosh se Adela Sallaku, vajza e ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Theodhori Sollaku, së fundmi është në një lidhje dashurie me reperin e njohur nga Kosova, Ledri Vula.

Në një foto të postuar prej saj në Instagram, Ledri dalloht qartë në një ledhatim me të edhe pse është kthyer me shpinë, transmeton mapo.al.

Në një postim tjetër ajo gëzon kur Ledri fitoi Top Fest para disa muajsh, së bashku me Ermal Fejzullahun dhe Lumi B në Tiranë. Adela shkruante plot entuziazëm “Fituammmm!”.

Ledri ka goditur në shenjë nëse lidhja e tyre është e vërtetë sepse Adela është vërtet një bukuri për t’u admiruar.