Lajme Shqip Sunday, 04 December 2011 11:00

Kirsten Dunst është shprehur për revistën Lucky se është e tmerruar nga idea se mund të mos gjejë njeriun e duhur me të cilin mund të bëj edhe fëmijë.

Aktorja e filmit Spider-Man, që mbush 30 vjeç vitin e ardhshëm, është shprehur e dëshpëruar nga frika se nuk do të mund të gjej njeriun e duhur.

“Mendoja se kur do t’i mbushja 30 do të kisha rehatuar shumë gjëra në jetën personale,” ka thënë Kirsten.

Dëshira e saj për të krijuar familje dhe për t’u bërë nënë, është aq e madhe sa ajo nuk e fsheh se për të do të largohej edhe nga Hollywoodi dhe Manhatani.

Pavarësisht reputacionit të saj si një femër e festave dhe romancave, apo e skenave të shpeshta nudo nëpër filma, ajo tregon se në jetën reale është shumë ndryshe.

“Unë jam shumë tradicionale. Më pëlqen shumë idea e të paturit një partner dhe folezës së përbashkët,” ka thënë ajo. (LajmeShqip.com)