Lajme Shqip Wednesday, 25 April 2012 10:07

Shangai – Meshkujt dhe femrat po dallojnë gjithmonë dhe më pak mes tyre në Kinë. Në mesin e nxënësve të shkollave të mesme në Shangai, i ashtuquajturi ‘uniseksualitet’ po përfiton gjithmonë dhe më shumë terren.

Hulumtumi është kryer nga një student i quajtur Wang Yiqing, i cili ka anketuar më shumë se 1.400 adoleshentë në katër muaj, duke fituar edhe çmimin e parë në garën e shkencës dhe teknologjisë për të rinj në Shangai.

Sipas studimit rreth 33% e nxënësve të shkollave të mesme kanë tendencë uniseksualiteti, vajzat bëhen më shumë mashkullore teksa djemtë po kujdesen aq shumë për pamjen e jashtme sa ia kanë kaluar edhe femrave.

Sipas ekspertëve ky fenomen vjen si pasojë e modernizimit të shoqërisë, që çon në konfuzion të marrëdhënieve mes vajzave dhe djemve dhe mënyrës se si ato vetëperceptohen dhe sillen.

Në këto kohë koncepti i të qënit mashkull apo femër bëhet gjithmonë dhe më shumë relativ në përcaktimin e individit.