Lajme Shqip Tuesday, 11 August 2015 23:36

Që nga lajmërimi për shtazëninë e saj në maj të këtij viti, janë bërë shumë spekulime se ylli televiziv është duke gënjyer për shtazënëninë e saj.

Por, këtë herë Kim ka vendosur t’i shuajë të gjitha zërat dhe të dëshmojë një herë e mirë se ajo është shtazënë, me një fotografi të paparë, transmeton Lajmi.net.

Kim ka hequr të gjitha rrobat dhe me gjoksin e mbuluar me duar ka bërë një fotografi përballë pasqyrës, ku i shfaqet barku i fryrë dhe të gjitha format e trupit tani të formësuar për shkak të shtazënisë.

Ajo ka shkruar një mesazh të gjatë për fansat ku ka treguar se ka dëgjuar për të gjitha fjalët dhe se të gjithë ata që kanë qenë skeptikë për shtatzëninë, tani e kanë provën. Ajo gjithashtu ka thënë se trupi i saj ndryshon para dhe pas ngrënies dhe varësisht nëse pret një djalë apo vajzë, por çfarë do që të jetë, Kim ndihet e bekuar që ka mbetur shtatzënë në radhë të parë.