Lajme Shqip Tuesday, 24 April 2012 11:18

New York City – Në inagurimin e restorantit të kunatit të saj, Kim Kardashian është shfaqur në publik dorë për dore me reperin 34 vjeçar Kanye West.

Me një fytyrë të buzëqeshur si kohë më parë, ajo është fotografuar dhe parë nga të gjithë teksa kalonte.

Duket se Kim e ka marrë veten nga vështirësitë dhe zhgënjimet që pati pas dështimit të martesës me Kris Humphries.

Megjithëse sa herë që është pyetur nga gazetarët ajo ka thënë se midis tyre nuk ka asgjë serioze, paraqitja me të dhe prezenca e Kanye West në të gjitha eventet e saj familjare të bën të mendosh se gjërat janë krejtësisht ndryshe.

Dështimi i martesës së saj vetëm 72 ditë mbas celebrimit ja ka komplikuar jetën edhe më shumë duke qënë se jeta e saj private ka qenë transparente përpara syrit të publikut. Mbase kësaj here Kim dëshiron që ta ruajë më shumë jetën e saj private. (LajmeShqip.com)