Lajme Shqip Monday, 07 September 2015 12:42

​Kim Kardashian është parë teksa del nga banesa e saj në New York, derisa ka shfaqur edhe barkun e saj në një fustan të zi për trupi, të dielën (6 shtator).

Një raport i pavërtetë në lidhje me 34 vjeçaren shtatzënë, kohën e fundit është përfolur nëpër mediat rozë, në lidhje me lindjen e fëmijës së saj të ardhshëm.

Një faqe kishe raportuar se Kim dhe Kanye West do të filmojnë lindjen e djalit të tyre për televizion.

Një burim shumë i afërt me Kim, ka hedhur komplet poshtë këtë lajm të pavërtetë, raporton Gossip Cop, transmeton Klan Kosova.

Burimet kanë treguar se Kim dhe Kanye, fëmijën e tyre të dytë, do e presin dikur në dhjetor.