Lajme Shqip Monday, 23 April 2012 13:46

Bukuroshja amerikane e reality-show-it “Keeping Up With the Kardashians”, Kim Kardashian ka mbërritur pak më parë në aeroportin e Los Anxhelosit duke ekspozuar vathin e saj të ri të artë.

31-vjeçarja ikonë e modës është shoqëruar shumë kohëve të fundit me reperin Kanye West dhe pikërisht dje ajo ia ka prezantuar reperin klanit Kardashian gjatë një darke familjare. Duket se familja e saj ka dhënë aprovimin e kësaj lidhjeje pasi menjëherë Kim ka dalë në publik duke veshur një vathë me iniciale shumë kuptimplota, K dhe W.

Para një jave Kanye i kishte organizuar Kimit një fundjavë romantike dhe intime në ishujt e Karaibeve, në një vend që pa dyshim Kim është mrekulluar, duke marrë parasysh edhe shijet e stilit të jetesës së saj mjaft luksoze.

Kim Kardashian është duke ndjekur proçedurat ligjore që nevojiten për ndarjen nga ish-bashkëshorti i saj i 72-ditëve, Kris Humphries. (LajmeShqip.com)