Lajme Shqip Saturday, 10 December 2011 12:50

Juve mund t’ju duket e bezdisshme dhe humbje kohe që të merreni sërish me Kim Kardashian dhe martesën e saj, e megjithatë ajo është duke bërë para në emër të dashurisë së saj me Kris Humphries.

Parfumi ‘Love’ që ajo vendosi të krijonte në simbol të dashurisë së saj me basketbollistin, qysh në kohën e fejesës së tyre, ka dalë sërish në shitje dje.

Për herë të parë u shit në muajin Gusht, por në një numër të limituar dhe pati një sukses të madh. Ishin prodhuar vetëm 1000 shishe parfumi, 1 për Kimin, 200 për të ftuarit e saj dhe vetëm 799 dolën në shitje. Parfumin e saj “Love” ajo e ruajti për ta përdorur ekskluzivisht për herë të parë në ditën e saj të martesës me basketbollistin e NBA-së.

Parfumi është një përzierie e jaseminit, tuberozës, fresias rozë, myshkut dhe drurit të sandalit, dhe kushton 100 dollarë. (LajmeShqip.com)