Lajme Shqip Wednesday, 15 February 2012 12:30

Me siguri që duhet të ketë mijëra njerëz që do të kishin pasur dëshirën të ishin në të njëjtin plazh me bukuroshen Kim Kardashian.

Bukuroshja e reality-show-it “Keeping Up with the Kardashian” ka dhënë një intervistë për Allure dhe ka bërë disa pozime ndjellëse që as fjalët nuk i përshkruajnë dot.

Në këtë intervistë ajo ka folur për jetën e saj private dhe dëshirën e saj për t’u bërë me fëmijë, por që mesa duket, siç thotë ajo, nuk ka qenë e shkruar për të për t’u bërë nënë.

Tashmë ajo është në një moment të trazuar të jetës së saj, me divorcin nga ish bashkëshorti i saj prej 72 ditësh Krish Humphries, dhe shprehet pa dyshim se do të kishte dashur shumë që këtë ngjarje të jetës së saj të mos e kishte ndarë me fansat e saj.

“Ndarja e jetës sime private me publikun, më ka bërë të dëshirojë që një gjë të tillë të mos e kisha bërë asnjëherë dhe nëse ndonjëherë do të kem sërish fatin të shpresoj në martesë, nuk do të lejoj aspak që marrëdhënia ime të jetë e hapur me të gjithë botën.”

Ndërkohë që ajo mohon frekuentimin me dikë tjetër aktualisht, tabloidi TMZ ka raportuar se ajo është parë disa herë sëbashku me ish-të dashurin e saj Reggie Bush, madje edhe duke darkuar në një hotel të Beverly Hills. (LajmeShqip.com)