Lajme Shqip Saturday, 05 November 2011 12:00

Ylli i reality-show-it, Kimberly Kardashian, ka këkuar të divorcohet 72 ditë mbas martesës me yllin e basketbollit amerikan Kris Humphries.

E përndjekur nga shkrimet e medias ndërkombëtare, duke e akuzuar për një martesë të realizuar sa për spektakël, Kim nuk ka mundur do t’i injorojë dhe për këtë i ka dërguar një mesazh admiruesve të saj.

“Po përpiqem të mos lexoj çfarë shkruan media, por është e vështirë të mos i lexosh gjithë këta artikuj negativ të shkruar mbi mua. Së pari, dua të sqaroj se jam martuar për dashuri dhe jo para. Dhe për këtë as nuk e ndjej të nevojshme të justifikohem më shumë. Nuk do të kisha kaluar kaq shumë kohë me diçka të rreme vetëm për një spektakël televiziv… Gjatë spektaklit kemi treguar momentet tona më të mira, por nuk i kemi kursyer as ato të këqijat. Dhe të gjitha kanë qenë të vërteta. Kjo është ajo që ne jemi. Ndajmë me njëri-tjetrin, japim dhe dashurojmë.”

Kim ka njoftuar se të gjitha paratë e dhuratave që i janë dhënë për martesë, do t’ia dhurojë fondacionit ‘Dream Foundation’. Ndër të tjera ajo nuk ka pranuar që t’ia kthejë unazën gjigante të martesës ish burrit të saj. Thuhet se të dy vazhdojnë të komunikojnë me telefon dhe se Kris po përpiqet për të rifituar sërish zemrën e saj. (LajmeShqip.com)