Lajme Shqip Saturday, 10 March 2012 12:36

Numri vijues i revistës së famshme amerikane OK! do të vij me një titull bombastikë në lidhje me bukuroshen Kimberly Kardashian. “Sekreti i adoptimit të Kim Kardashian” citon revista në kopertinën e saj, me disa nëntij për një marrëveshje sekrete prej 1 milion dollarësh.

Pas dështimit të përrallës me Kris Humphries, ajo nuk hoqi dorë nga ëndrra e saj për t’u bërë nënë, prandaj ia ka nisur proçedurave për të adoptuar një vogëlushe si një mama beqare.

I ashtuquajturi burim për këtë revistë, thotë se gjithçka është top sekrete, por se proçesi i adoptimit tashmë ka filluar dhe se asaj i duhet vetëm të vendosë se nga cili vend dëshiron ta marrë fëmijën e saj.

Sipas revistës OK! Kim dëshiron të adoptojë një vajzë dhe vëndet në toplistën e saj janë Haiti dhe Kina. Por si gjithnjë, mamaja e saj Kris Jenner, ka dëshirë të përfshihet në gjithçka, duke i këshilluar Kimit që të adoptojë një vajzë nga Armenia, duke qënë se edhe origjina e tyre është prej atij vëndi. (LajmeShqip.com)