Lajme Shqip Monday, 25 July 2011 13:17

Bukuroshja Kim, mblodhi tё gjitha shoqet e saja nё klubin Tao, nё Las Vegas.

Nё kёtё festё beqarie kanё marrё pjesё motrat Kourtney, Khloe dhe mamaja Kris, si dhe kuanata e saj e ardhshme, Kayla Humphries.

Duket se Khloe kishte planifikuar pjesёmarrjen e njё striptisti mashkull qё e ka vёnё Kimin shumё nё siklet. Mёsohet qё ajo tё jetё skuqur nё fytyrё dhe buzёqeshte e sforcuar. E megjithatё, ajo ishte mbretёresha e asaj mbrёmjeje, jo vetёm me shiritin por edhe me kurorёn.

Mbёrmja s’ka qёnё vetёm e saja, sepse po atё natё festonte edhe i fejuari i saj Kris, sёbashku me shoqёrinё e tij. Nё njё klub tjetёr, nё Las Vegas, nё Lavo ai ka bёrё festёn e tij tё beqarisё, ku ndёr tё ftuarit ishin vёllai i Kimit, Robert Kardashian dhe shumё basketbollista, shokё tё Krisit, si p.sh. Jordan Farmar.

Krisit iu bё njё surprizё, duke i nxjerrё njё tortё qё shkruante “Pronё e Kim Kardashian pёr gjithё jetёn”.

Por, për ndryshim nga festat e tjera, fundi i kësaj feste ishte më ndryshe, rasti nё fjalё ishte i veçantё. Rreth orёs dy tё mёngjesit, Kim theu rregullin duke i bёrё njё vizitё tё fejuarit tё saj nё klub, ku dhe kjo e fundit u habit nga puthja e menjёhershme qё e pushtoi Kris.

Tё dy palёt e shijuan atё natё, pafundёsisht. Fotografitё iu flasin mё shumё…

Çifti do tё martohet mё 20 gusht. (LajmeShqip.com)