Lajme Shqip Thursday, 08 September 2011 14:30

E njohur shumë për jetën e saj luksoze dhe prezantimin e saj perfekt përpara kamerave, tashmë ajo me po aq sporitivitet edhe problemet me lëkurën e saj të sëmurë. Ajo u diagnostikua me sëmundjen lëkurore sporiazis një muaj përpara dasmës së saj.

Sporiazis është çrregullim i lëkurës, një sëmundje e pakurueshme, por që mund të mbahet në kontroll për të mos përparuar më shumë. Ajo manifestohet me pulla të kuqe të cilat shkaktojnë kruarje.

“Jam duke përdorur një spërkatës për këmbët që po shndërrohet në shpëtimtarin e jetës time, për momentin. Më ka lehtësuar shumë, pasi m’i mbulon shenjat e psoriazis shumë mirë!”

Preparati aerosol që Kim po përdor ka një formulë që i mbulon të metat e lëkurës duke i dhënë një shkëlqim i cili largohet vetëm pasi lahet me ujë.

Kim e ka trashëguar këtë sëmundje nga nëna e saj Kris, e cila ka vuajtur nga kjo sëmundje që në moshën e saj të hershme 30 vjeçare. (LajmeShqip.com)