Lajme Shqip Tuesday, 01 November 2011 11:00

Kim Kardashian ka aplikuar dje për divorc, vetëm 72 ditë mbas martesës me burrin e saj Kris Humphries.


Mbrëmë në darkë ajo ka bërë një deklaratë për E! News duke thënë:

“Shpresoj që njerëzit të më kuptojnë se nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë. Kisha shpresuar që kjo martesë të zgjaste përgjithmonë, por ndonjëherë gjërat nuk funksionojnë ashtu siç i planifikojmë ne. Ne mbetemi shokë dhe i urojmë njëri-tjetrit gjithë të mirat.”

Sipas formularit që Kimberly Kardashian, 31 vjeçare, ka plotësuar për t’i dhënë fund martesës së saj, thuhet se arsyeja e ndarjes janë mospërputhjet e patolerueshme të karaktereve.
Çifti u kurorëzua me martesë vetëm pas 9 muajsh frekuentimi. 10 javë pas betimit për martesë, Kimberly Kardashian kontaktoi me avokatin për t’i dhënë fund martesës së saj. Avokatja e saj është Laura Wasser, e cila ka ndërmarrë divorcet e Britney Spears, Maria Shriverit, Angelina Joliesë, Ryan Reynolds dhe Robyn Gibson.

Përpara një jave thashethemet se martesa e tyre po çalonte kishin filluar. Madje disa gazetarë amerikanë janë shprehur me opinionet e tyre duke thënë se “Nuk e kuptojmë pse u martuan kaq shpejtë, duke qenë se kontradiktat kishin filluar që gjatë organizimeve të martesës?!”


Revista Star pretendon se e ka kapur Humphries duke festuar në Miami dhe në New York pa praninë e Kimit; madje edhe duke flirtuar me femrat sikur të ishte një burrë beqar. Ndërsa revistat “U.S” dhe “Life & Style” pretendojnë se ai ka udhëtuar drejt Torontos, ku ka kontaktuar me ish të dashurën e tij, Bianka Kamber.

Ndërkohë, sipas burimeve të producentit të reality-showit “Kourtney & Kim Take New York”, Kim kishte bërë publike pa dashje planifikimet e pushimeve të 2012-ës, përfshirë edhe festat e fundvitit, tek të cilat emri i Kris nuk ishte i përmendur asgjëkund. Asnjë itinerar i së ardhmes nuk e përfshinte Kris Humphries. Duket sikur gjërat kishin qenë të planifikuara! Atëherë, vërtetë, përse u martuan?
(LajmeShqip.com)