Edicioni i ri i programit reality-show, i transmetuar nga E!,do të shfaqë skena dhe fakte të reja mbi marrëdhënien e show-gilr-it më të famshëm në Amerikë,Kimberly Kardashian.
Në një seancë joge të organizuar nga Kourtney, Kim shfaqet duke ndjekur mësime nga një instruktor mashkull i veshur … lakuriq, nën shoqërinë e motrës së saj Kourtney dhe disa shoqeve. Në ato momente shihet Kris që hyn në dhomë dhe habitet kur shikon instruktorin lakuriq.
Ai menjëherë ka reaguar duke shprehur mospëlqimin e ketij gjesti dhe duke e konsideruar si mungesë respekti që veprime të tilla bëheshin pikërisht në shtëpinë e tij.
Me zbulimin e kësaj ngjarje, marrin një kuptim të ri edhe grindjet e fundit që kishin lindur mes Krisit dhe motrës së Kimit, Kourtney-t.
Që prej asaj mbrëmje Kris i ka kërkuar Kimit që motra e saj Kourtney të mos jetonte në të njëjtin kat me ta.
(LajmeShqip.com)