Lajme Shqip Wednesday, 14 March 2012 11:05

Bukuroshja Kim Kardashian është shndërruar në imazhin e plastikës të një klinike private meksikane.

Tabloidi amerikan TMZ tregon se për këtë imazh të vjedhur të saj, Kardashian është mjaft e revoltuar dhe ka vendosur të hedhë në gjyq doktorin e klinikës Victor Ramirez.

Në tabelën reklamuese të kësaj klinike shkruhet “Nuk rrezikoni as bukurinë dhe as shëndetin tuaj” me në sfond një fotografi të zeshkanes Kardashian duke pozuar me rroba banje.

Mjeku i cili mësohet të mos ketë marrë leje nga Kardashian për shfrytëzimin e imazhit të saj për reklamë, është kontaktuar nga gazetarët e TMZ, të cilëve ai u është përgjigjur: “E si mund të merrja lejen e Kardashian?! Unë nuk e kisha numrin e saj!”.

Edhe pse i është thënë doktorit që s’mund të përdorë pamjen e dikujt pa i marrë leje, ai është përgjigjur “me këtë të merret policia” dhe ua ka mbyllur telefonin. (LajmeShqip.com)