Lajme Shqip Sunday, 10 July 2011 16:40

E njohur për bukurinë, sensualitetin, seksualitetin dhe jetën luksoze të saj, Kim Kardashian ka mbështetur një organizatë shkencore që është në kërkim të kurës për kancerin ovarik (te femrat).

Në video ajo ka kërkuar që beteja për të luftuar këtë sëmundje të shumëpërhapur, të kthehet në modë.

Kim Kardashian, e cila së shpejti do të martohet me basketbollistin Kris Hamphshire, ka ndikuar mjaft pozitivisht në mbështetjen ndaj kësaj organizate, vetëm duke promovuar klipin e saj. (LajmeShqip.com)