Lajme Shqip Monday, 10 August 2015 17:25

Kim Kardashian heq vëmendjen nga motra e vogël Kim Kardashian u paraqit me një dekolte të ekzagjeruar në ditëlindjen e motrës së saj të vogël Kylie Jenner, e cila mbushi 18 vjeç.

34-vjeçarja shfaqi “asetet” e saj të bollshme në një klub të Los Angeles ditën e dielë, aty ku shkoi e shoqëruar me bashkëshortin Kanye West.

Kimi nuk na tregoi vetëm dekoltenë, por edhe pjesën e saj të pasme, pasi kishte veshur një fustan shumë të ngushtë që i nxirrte në pah format.

Edhe pse në muajin e gjashtë të shtatzënisë, 34-vjeçarja vazhdon të mbajë taka.