Lajme Shqip Monday, 07 November 2011 14:30

Minesota – Ditën e djeshme Kris dhe Kim kanë kaluar katër orë duke diskutuar problemet e tyre në praninë e konsulentit social. Sipas burimeve të TMZ çifti po përpiqet të rregullojë marrëdhënien e tyre.

Sipas konfirmimeve të sociologut prezent gjatë takimit të tyre, ata kanë diskutuar për të gjitha çështjet. Të kanë shprehur respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin, por të dy janë në dijeni të problemeve në marrëdhënien e tyre.

Mësohet se Kris ka qenë i ngazëllyer që Kim ka udhëtuar deri në shtëpinë e tij për të diskutuar, dhe ai shpreson shumë se do të mund ta rifitojë zemrën e saj. Ndërsa sa për Kimin, që duket të jetë ajo më e inatosura,  për momentin ajo dëshiron thjeshtë vetëm që të sqarohen. (LajmeShqip.com)