Lajme Shqip Tuesday, 23 August 2011 18:17

Çifti i sapo martuar është nisur në një destinacion të padeklaruar në Evropë për të kaluar disa ditë mjalti.

Pas 2 ditësh që kaluan në familjen e madhe Kardashian, Kim dhe Chris nisën menjëherë udhëtimin e tyre, për t’u kthyer në kohën e duhur për punën e Kimit.

Teksa kanë dalë përdore në aeroport, Kim 30 vjeçare ka fleshuar me krenari unazën e saj të diamantëve, të cilat në fakt ja kanë ngarkuar shumë gishtin!

Megjithëse ylli televiziv ishte veshur me një fustan shumë elegant dhe ylli i NBA-së ishte veshur me një T-shirt të bardhë dhe tuta Nike, të dy bashkë dukeshin shumë  në harmoni me njëri-tjetrin, aq sa i përshpërisnin njëri-tjetrit në vesh.

Kim e cila në dokumenta zyrtare do të marrë mbiemrin e bashkëshortit të saj, më parë kishte thënë se për shkak të axhendës së ngarkuar nuk do të shkonin me pushime mbas dasme.

Por duket se në mundësinë më të vogël që i është krijuar, ata janë nisur menjëherë për disa ditë mjalti. (LajmeShqip.com)