Lajme Shqip Saturday, 27 August 2011 19:42

Realisht muaj mjalti është shprehja, sepse çifti në të vërtetë do të kalojë vetëm 10 ditë pushime, dhe këto pushime po i kalojnë në Napoli të Italisë.

Muajin e tyre të mjaltit ata kanë në plan ta bëjnë më vonë, mbase në një vënd ekzotik.

Por për momentin pushimet e tyre në Itali po shkojnë më së miri.

Pasi kanë ngrënë mëngjesin në ballkonin e dhomës së tyre të hotelit, ata kanë zbritur tek pishina e hotelit dhe atje kanë filluar të bëjnë muhabet, i cili ka devijuar me përkëdhelira nga të dy të rinjtë.

Ata duken vërtetë të dashuruar!

Në shtator del revista ‘People’ e cila do të shfaq të gjitha fotot e dasmës së vitit. (LajmeShqip.com)