Lajme Shqip Monday, 07 September 2015 21:23

Kida ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, duke i lyer me një të gjelbër shumë të bukur.

Këngëtarja e hitit “Premtimet” që mblodhi mbi 10 milionë klikime në youtube, Orhidea Latifi – Kida, padyshim se ka shijuar suksesin e këngës, duke qenë kështu e angazhuar në shumë koncerte, për sezonën e verës.

Ajo, pas përfundimit të koncerteve, ka shijuar disa ditë pushimi në bregdetin e Turqisë, transmeton Klan Kosova.

Kida, pas pushimit, ka shpërndarë fotografi në Instagram, ku është shfaqur ndryshe, ajo ka ngjyrosur flokët e saj duke i kthyer ato në ngjyrë të gjelbërt.

Ndryshe nga Ronela Hajati, Tuna e  shumë të famshme të tjera, që flokët i kanë bërë blu, Kida u bë e gjelbërt.