Lajme Shqip Saturday, 15 June 2013 16:22

Ajo është e njohur për formën e saj trupore, e cila edhe pse në muajin e ardhshëm mbushë 44 vjeç, ende duket si një vajzë e re. Bëhet fjalë për këngëtaren Jennifer Lopez, e cila ka reklamuar gjatë një shëtitjeje, kompaninë telefonike “Viva Movil”.

“Kjo është mënyra më e mirë për të shitur produktin, kur ju nuk e shfaqni atë por i shfaqni të pasmet tuaja”, shkruan Daily Mail, duke komentuar mënyrën se si ecte nëpër rrugë J.Lo. Këngëtarja duket se nuk ka komplekse fare, pasiqë në një moment është fotografuar duke bërë vet “make up”.