Lajme Shqip Tuesday, 09 July 2013 11:35

Fitores së Partisë Socialiste iu gëzuan të gjithë ata që e votuan atë. Ndaj deputetët, të shpërndarë nëpër zonat që ata mbuluan, nuk kanë lënë jo thjeshtë pa falenderuar elektoratin, stafet, me të cilët punuan për këtë fitore, por për t’i shpërblyer nga pak lodhjen kanë organizuar mbrëmje. 

Në një prej këtyre mbrëmjeve që deputeti i PS-së, Erjon Braçe ka organizuar në Lushnje, është detyruar të ngrihet për të kërcyer, shkruan bw. 

Të gjithë mendonin se Braçe nuk ia thoshte për të kërcyer, por jo, kanë gabuar. Jo vetëm ka kërcyer, por e ka hequr mirë vallen, së bashku me njerëzit, të cilët ai i njohu shumë shpejt dhe u bë miq me ta, në Lushnje, atje ku u dërgua, pasi kryetari e largoi nga Berati.