Lajme Shqip Tuesday, 31 January 2012 16:00

E kujt nuk i ka ndodhur që të shikojë një fustan tek vitrina e një butiku dhe të ketë shpresuar që të jetë masa e duhur? Keni kaluar edhe ju shumë kohë duke shpresuar që të humbni disa kilogramë, por thjesht pa rezultat?

E dini cili është çelësi i suksesit nëse edhe ju keni një trup të bëshëm dhe me forma të plota, por ama nuk jeni e shëndoshë? Ju pëlqen të visheni, por e keni të pamundur të gjeni diçka që ju rri në mënyrë të përsosur? Ndiqni disa këshilla të lehta, por që do t’ju përmirësojnë stilin e jetesës.

Gjeni një rrobaqepëse të mirë

Duhet të qepni veshje në mënyrë që të përshtaten me propocionet e trupit tuaj. Ndonjëherë dallim të madh mund të bëjë shkurtimi i fustanit vetëm në disa centimetra.

Jepini belit tuaj përparësi duke e nxjerrë në pah. Mbajtja e rripave do ta  përforcojë stilin tuaj.

Pranoni trupin tuaj

Kini vetëbesim dhe jini krenare për trupin tuaj, pasi në fund të fundit ju atë keni. Çdokush ka defekte, askush nuk është perfekt! (LajmeShqip.com)