Lajme Shqip Sunday, 22 July 2012 10:06

Diva e televizionit Kim Kardashian zbulon aftësitë e saja për moden dhe make-up’in, vetëm për redaktoren e ‘The Look” Laura Brown. Shikoni videon që të zbuloni se cilat janë sekretet e Kim që e bëjnë atë të duket mahnitëse.

Ajo ka arritur të tërheqë vemëndjen e gjithë botës me bukurinë e saj, si dhe vemendjen ndaj modës dhe objektet luksoze. Kësaj radhe Kim është gati të tregojë në praktikë aftësitë e saja në përdorimin e kozmetikës kryesisht ato të make-up’it, duke lyer Harper Bazaar me një look perfekt. Rrallëherë mundë t’a kemi parë këtë divë të dal nga shtëpia pa make-up.

Tualeti që ajo i bëri Harper’s ndoshta nuk ishtë ai që i përshtatej më së miri, por mundë të themi që teknikat që ajo ka përdorur mundë të na ndihmojnë. Stili i saj ka frymëzuar mijëra femra në mbarë botën. Ashtu siç mund të vihet re bukuria e Kim nuk është e modifikuar nga make-up dhe produktet e tjera të kozmetikes.

Kim gjithashtu rrefeu sekretin se si ja bën ajo që del mahnitëse në foto. Ajo tha, ‘Në fakt ka shumë rëndësi mënyra se si qëndron para aparatit fotografik, shmangni ato foto ku aparati ju thekson gushen, apo ju nxjerr një gushë të dyfishtë gjithashtu ngrini koken lart ndërkohë që gushen tuaj ulëni poshtë dhe do të krijoni pamjen e një dive, një hije mahnitëse do të rrezatojë mbi fytyren tuaj, në fund kësaj pamje mos harroni të bashkangjitni një buzëqeshje sensuale dhe marramendse.” (LajmeShqip.Com)