Lajme Shqip Tuesday, 08 September 2015 19:26

Këngëtarja australiane, Sia do të rikthehet me këngën “Alive”, që ishte shkruar fillimisht për këngëtaren britanike, Adele.

“Alive” ka qenë këngë e shkruar për albumin e Adeles “Someone Like You”, por do të paraqitet në albumin e ri të Sias, raporton Digitalspy.

Albumi i ri i Sias që titullohet “This is Acting”, do të përbëhet tërësisht nga këngët e shkruara për njerëz të tjerë, transmeton Koha.net.

“Albumin e ri po e quaj “This is Acting”, sepse të gjitha këngët janë shkruar për persona të tjerë, kështu që nuk do të mendoj më shumë se çka do të them. Është më tepër si një aktrim, është shumë argëtuese”, ka thënë Sia për reporterët gjatë Festivalit të Fimit në Venecia.

Kënga “Alive” do të lansohet më 25 shtator.