Lajme Shqip Thursday, 17 March 2011 08:54

Stamboll – Këngëtari i mirënjohur Ibrahim Tatlises ka pasur përmirësime në spital, pasi u qëllua në kokë në fundjavë nga një sulmues i paidentifikuar.
Mjekët kanë thënë se këngëtari, aktori dhe biznesmeni i njohur ka filluar të flasë. Ai pësoi dëmtime të mëdha në organizëm dhe në tru pas një atentati ndaj tij.
Ndihmësi i Tatlises, Buket Çakiçi që e shoqëronte atë, u godit në shpatull.
Këngëtari 59-vjeçar po largohej nga studjoja e kanalit Bejaz TV në Maslak Nurol Plaza pas interpretimit të shfaqjes muzikore të tij, kur pesë vetë nga një makinë e zezë hapën zjarr.
“Pati 11 të shtëna,” i tha SETimes Mehmet Guçlu, administratori për një kohë të gjatë dhe miku i ngushtë i Tatlises. “Dy plumba qëlluan Tatlises dhe dy të tjerë ndihmësin e tij.”

Jeta e Ibos është ende në rrezik,” shtoi ai.

I quajtur “Perandor” dhe “Ibo”, Tatlises ka më shumë se 30 albume dhe shitjet e tij është njoftuar se kanë kaluar 100 milionë rregjistrime. Ai është gjithashtu një prodhues, rregjizor filmash, kompozitor e tregtar dhe ka qenë përfshirë në projekte ndërtimi në Irakun e veriut.

Udhëheqësit turq shprehën tronditjen dhe shqetësimin e tyre. Presidenti Abdullah Gul u kërkoi zyrtarëve “që të bëjnë gjithshka të nevojshme” për të gjetur keqbërësit, ndërsa Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan nxorri një deklaratë ku u kërkon mjekëve që të bëjnë gjithshka munden për të shpëtuar jetën e këngëtarit.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por media turke ka spekulluar rreth fajtorëve dhe motiveve të mundshëm.

Disa gazeta u përqëndruan në kërcënimet e javës së shkuar kundër intelektualëve kurdë, si dhe deklaratën e kohëve të fundit të PKK se po i jepte fund armëpushimit të njëanshëm. Megjithatë, grupi terrorist nuk ka nxjerrë një deklaratë deri tani lidhur me të shtënat ndaj Tatlises. Ndërkohë, Partia Paqe dhe Demokraci kurde e dënoi sulmin.

“Tatlises ka pasues të fortë, madje fanatikë, në juglindjen turke me mbizotërim kurd, veçanërisht mes të rinjve kurdë” i tha SETimes Gareth Xhenkins, një shkrimtar dhe analist me qendër në në Stamboll.

Shumë, tha ai, fajësojnë për incidentin një grindje tregtie, “ndoshta lidhur me projektet e ndërtimit masiv që Tatlises ka nisur kohët e fundit në Irakun e veriut”.