Lajme Shqip Sunday, 06 November 2011 09:00

Të premten këngëtarja Kelly Rowland gjatë mbrëmjes së Cosmopolitan Awards në Londër, ka harruar sekretin dhe ka folur pa fre.

E pyetur nga gazetarët se çfarë do t’i blinte fëmijës së Beyonces kur të lindte, ajo është përgjigjur:

“Nuk e di! Unë mendoj se babai i saj do t’i japë gjithçka. Ajo çfarë unë mund t’i jap është dashuri.”

Duke folur në gjininë femërore ka qenë mjaft e kuptueshme se fëmija e çiftit multimilioner Beyonce dhe Jay-Z, do të jetë një vajzë, së cilës tashmë i është ndërtuar një dhomë prej 204 metra katror në New York City.

“Unë mendoj se ajo do të edukohet mjaft mirë,” ka thënë Kelly duke u drejtuar sërish në gjininë femërore.  (LajmeShqip.com)