Lajme Shqip Tuesday, 23 August 2011 17:29

Kelly Rowland, ish-pjesëtarja e grupit Destiny Child, e cila është pjesë e jurisë së X-Factor UK, ka rrëfyer simpatinë e saj për këngëtarin e grupit Take That, Gary Barlow.

Por 30-vjeçarja amerikane ka sqaruar se pavarësisht simpatisë që ka për këtë mashkull, nuk do të bënte kurrë një hap më tej ndaj një burri të martuar, pasi ajo e respekton gruan e tij.

Duke folur rreth meshkujve anglez ajo është shprehur: Më pëlqejnë shumë britanikët, sidomos për pantallonat e ngushta që veshin  në vithe.”

Gary Barlow është 40-vjeç dhe i martuar me bjondinën Dawn që në vitin 2000, e cila ka qënë balerinë e trupës së baletit në turin ‘Nobody Else’ të Take That në vitin 1995. Ai, gjithashtu është babai i tre fëmijëve… Kështu që Kelly bën mirë t’i mbaj me të vërtetë duart larg! (LajmeShqip.com)