Lajme Shqip Monday, 06 August 2012 09:08

Kelly Osbourne është vajza e radhës e cila ka mbretëruar në kopertinën e revistës së famshme ‘Glamoholic’. Në një intërvistë eksluzive këngëtarja dhe dizenjuesja 27-vjeçare na tregon pak nga jeta e saj; si është të jesh e dashuruar dhe mbështetja që vëllai i saj Jack i dha për të krijuar një linjë mode me ‘Glamoholic’.

Teksa flet për vëllain e saj, ajo rrëfen, “Ai është personi që më ka bërë të zgjohem çdo ditë herët dhe të shikoj se sa kurajë dhe vullnet duhet për të jetuar jetën. Ai e organizon jetën e tij sistematikisht, planifikon dhe organizon edhe detajin më të vogël. Edhe nëse ka diçka të cilën ai nuk e pëlqen, ai e realizon atë sikur ta kishte dashuruar me gjithë shpirt. Oh, ai ja del mban në mënyrë të pabesueshme! Është i mrekullueshëm!”

Kelly pohon që dashuria të bën tjetër person. “Unë mendoj që çdo njëri ndryshon kur bie në dashuri. Kjo ndodh sepse kur bie në dashuri ti i mbyll sytë ndaj shumë gjërave dhe je i lumtur me atë çfarë ti dëshiron të shikosh,” tha ajo.

Edhe pse ajo ka një vit që është në një marrëdhënie, ajo e ka bërë atë publike vetëm tani. Pse ka ndodhur kjo? “Në fakt doja t’i jepja kohë vetes time, ta njihja më mirë të dashurin tim përpara se bota ta njihte atë. Është diçka që s’mund ta mbash sekret gjithmonë, por të paktën deri sa të jesh e sigurt për atë çfarë ndjen”, ka pohuar ajo.

A janë duke planifikuar që të hedhin një hap tjetër në lidhjen e tyre çifti?

“Jo! Në fakt ne ndjehemi shumë mirë në këtë fazë që jemi, përderisa zgjohem përkrah atij që dua, mbyll ditën me atë që dua dhe kjo gjë më bën të jem e lumtur, kjo është ajo çfarë ka rëndësi për mua”, tha këngëtarja.

Për sa i përket stilit të saj të veçantë Kelly na rrëfen se ajo gjithmonë ka dëshiruar që një ditë të kishte linjën e saj të modës. “Nuk dua që të krijoj markën time dhe të dizenjojë dikush tjetër për mua. Nuk dua të bëhem e famshme me diçka që nuk e kam bërë vetë”, tha ajo.

Ndërsa për planet e saj në të ardhmen Kelly tregon që nuk ka ndonjë gjë konkretë për momentin, përveç dëshirës së saj për t’u angazhuar më shumë dhe të realizojë qëllimet që i ka vënë vetës. Thjesht do të më duhet të zgjedh rrugën time në të ardhmen.

Çfarë kuptimi ka për atë ‘Glamour’?

“Për mua ‘Glamour’ do të thotë të zgjohesh çdo ditë në mëngjes dhe të mendosh se si do të vishesh, si të jesh e veçantë dhe rrezëllitëse… ‘Glamour’ do të thotë ‘ jetoje çdo ditë ndryshe, në mënyrë argëtuese, ku ti të ndjehesh mirë me vetën tënde dhe shumë e lumtur’.” (LajmeShqip.com)