Lajme Shqip Wednesday, 19 August 2015 20:24

“Për me pas një roze” mban emrin kënga më e re nga Rozana Radi.

Por, kënga, e Rozit dhe  Elgit Dodes nuk ka arritur të marrë vëmendjen e publikut.

Kjo pasi, në më shumë se një muaj videoklipi ka arritur vetëm 182 mijë klikime në kanalin “Youtube”.

“Nuk po të ecën kënga? Në kujdesin tonë ti do marrësh aq shumë klikime sa të çuditesh. Do ti blejmë të gjithë Dj-të që të japin vetëm këngën tënde nëpër disko. Edhe pse ajo e ka këngën më të mir se tënden, ti do dëgjohesh nëpër radio. Se ne e blejmë publikun kur të duam. Gazetat do shkruajnë veç për mirë për ty. Dhe kështu ti do të jesh numër 1. (Kështu ndodhë të dashur miq)”, ka shkruar këngëtarja në Instagramin e saj.