Lajme Shqip Sunday, 29 April 2012 09:30

Përflitet se Katie dhe Tom Cruise janë në pritje të fëmijës së dytë. Me sa duket aktorja është shtatzënë me fëmijën e dytë të çiftit dhe me të katërtin për bashkëshortin e saj.

Siç raportojnë tabloidët rozë, për momentin nuk ka asnjë konfirmim zyrtar pasi është ende herët për ta bërë publike, por shtypi amerikan është i bindur se ky s’është vetëm një thashethem por një lajm i vërtetë.

Suri ka kërkuar të ketë një vëlla për të luajtur dhe për të ndarë sekretet e saj. Katie Holmes është cilësuar si ndër mamatë më të përkushtuara të Hollivudit dhe përherë shfaq një përkujdesje të veçantë për vajzën e saj.

‘Star Magazine’ pretendon se tani që Suri është 6 vjeç, Holmes është shtatzënë duke shtuar se aktorja ‘mezi pret të jetë sërish nënë dhe që së shpejti të mund t’i tregojë botës se sa e lumtur është për lajmin’.

Madje burime për gazetën ka treguar se kur Suri e ka pyetur Holmes nëse vëllai i saj është në bark, aktorja ka buzëqeshur. Nëse fjalët e burimit vërtetohen, atëherë s’ka dyshim se në familjen Cruise do të mbërrijë një pjesëtar i ri.