Lajme Shqip Wednesday, 09 November 2011 12:40

Ato janë një nga çiftet më të famshëm të hollivudit dhe ajo së fundi ka shprehur dëshirën për të luajtur përkrah bashkëshortit të saj Tom Cruise.

“Shpesh herë i them vetes, e pse të mos luaj me të? Ai është i mrekullueshëm!” ka thënë Kate në një program televiziv amerikan.

Tom Cruise ka luajtur më parë së bashku me ish bashkëshorten e tij Nicole Kidman në filmin “Far and Away”, film i cili pati shumë sukses.

Në jetën e tyre private duken shumë në harmoni me njëri-tjetrin, a do të ishin të tillë edhe përkrah në një film? Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje mbetet të presim dhe të shohim nëse do t’u propozohet të luajnë në ndonjë film bashkë, apo jo. (Lajme Shqip.com)