Lajme Shqip Thursday, 12 April 2012 17:00

Këto rregulla janë zbuluar para pak kohësh nga një grup kërkuesish nga Instituti i Kërkimeve Sociale të Universitetit të Miçiganit, në SHBA, drejtuar nga psikolinguisti i njohur, Jose Benki.

Skuadra ka analizuar afërsisht  1,400 biseda për të kuptuar me cilat mënyra apo cilësi dialektikore mund ta shndërrohesh fjalimin në një komunikim efikas.

1. Flit ngadalë, duke shqiptuar deri në dy fjalë në sekondë.

2. Bëj pauza të shpeshta të vogla, të paktën katër ose pesë në minutë, që të tingëllojnë si hezitime të natyrshme.

3. Trego kujdes, që ta ndryshosh pak herë tonin e zërit. Për shembull: mos kalo papritmas nga një zë joshës e atraktiv në një zë urdhërues e sarkastik.

4. Përpiqu të kontrollosh edhe timbrin. Është e vërtetë që timbri varet nga përmasat e trupit dhe nga laringu, por mund të përpiqesh të komunikosh me një vokal të thellë, prej baritoni, që arrin të tërheqë më shumë dëgjues se sa një zë akut.