Lajme Shqip Wednesday, 24 August 2011 10:45

Është djegur një nga vilat më luksoze të Anglisë, e cila ka shërbyer si strehë pushimesh përrallore për personazhe të famshëm botëror, si Princeshë Dianën, Janet Jackson, Harrison Ford, Mariah Carey, Eddie Murphy dhe Oprah Winfrey.

Aktorja Kate Winslet ka luajtur rolin e një heroine të vërtetë gjatë këtij zjarri që ra në vilën e Richard Branson, kur fituesja e çmimit Oskar mori në krah nënën e tij të moshuar për ta shpëtuar.

Winslet 35 vjeçare dhe dy fëmijët e saj Mia, 10, dhe Joe, 7, dhe i dashuri i saj Louis Dowler po rrinin në vilën 70 milion dollarëshe, në ishullin privat dhe të virgjër britanik të Richard Branson kur shpërtheu zjarri i ferrit.

Branson 61 vjeçar ka falenderuar menjëherë publikisht Katen duke thënë: “Shumë falenderime Kate-t që shpëtoi nënën time 90 vjeçare duke e nxjerrë nga shtëpia dhe shpëtuar jetën.”

Zjarri i rënë ka qënë pasojë e një rrufeje tropikale që ka goditur në ora 4 të mëngjesit.

Në atë vilë strehoeshin 20 njerëz, të cilët fatmirësisht mundën të dilnin jashtë pa pësuar dëmtime. Pronari i këtij ishulli privat, Branson ka thënë:

“Ne do ta ndërtojmë vilën sërish sa më shpejtë që të jetë e mundur. Atje kemi një staf të mrekullueshëm të punësuar, të cilët duam t’i mbajmë sërish në punë. Dëmet e atjeshme janë vërtetë të shumta dhe neve do të na duhet të ndërtojmë diçka krejt ndryshe, pavarësisht rrënojave. Njeriu pa pritur e pakujtuar kupton se asgjë në këtë botë nuk ka më shumë rëndësi se sa familja!” (LajmeShqip.com)