Lajme Shqip Thursday, 04 August 2011 20:51

Nuk ndodh çdo ditë që të shohësh një modele të jetë e gatshme të bëj punë ferme.

Dhe modelja seksi e kësaj radhe është një seks-bombë, që i pëlqen të punojë në fermë dhe njëkohësisht të ekspozojë veshjen e saj bikini. Ëndërr vajzash? Me siguri që po.

Gjatë kohës që ajo po pregatitet për të qënë ikona përfaqësuese e markës Guess, Kate ka dhënë edhe një intervistë për Complex.

Complex: Nga fotografitë dhe kilipi duket sikur i ke shumë për zemër kafshët.

Kate: Unë jam rritur në mes të kuajve dhe qenve. Ndjehem aq rehat pranë tyre, saqë harroj që mbase ndonjë herë edhe mund të godasin!

Complex: Ju keni bërë me qindra sete fotografish. Si ju është dukur kjo në fermë?

Kate: Në fermë nuk kanë qenë asnjëherë për të bërë fotografi dhe kur dëgjova për këtë variant u gëzova shumë dhe vrapova t’ia tregoja menjëherë nënës dhe motrës time. Gjatë kësaj periudhe mësova edhe se si të milja lopën dhe m’u duk vërtetë shumë artgëtuese.

Complex: Ti dukesh shumë rehat edhe nëse je e veshur vetëm me lëkurën tënde, pasi gjatë këtij edicioni ti dukeshe shumë vetvetja teksa milje lopën e veshur bikini.

Kate: unë sot e dashuroj trupin pasi dikur nuk kam patur linja të tilla. Kur isha e vogël trishtohesha që isha e shkurtër dhe me gjoksin ‘dërrasë’. I jam lutur Zotit për ditë. Ajo çfarë gjithmonë kam dashur ka qënë që të kisha gjoks të madh dhe këmbë të gjata. Meqë sot ja kam arrtiur asaj çfarë dëshiroja, tani jam vërtetë e lumtur. (LajmeShqip.com)