Lajme Shqip Friday, 08 July 2011 10:23

Ndonjёherё pёrrallat mund tё kthehen nё realitet!

Duka dhe Dukesha e Kembrixh-it, dje e bёnё ndalesёn e tyre tё fundit nё Kanada, njё ditё pёrpara se tё zbarkonin nё Los Anxheles. Dhe nё kёtё ditё, Kate i kushtoi rёndёsi njё vajze tё vogёl shumё tё sёmurё pёr t’ia kthyer ёndrrёn nё realitet… Gjatё udhёtimit tё çiftit mbretёror nё Kanada, Diamond Marshall 6-vjeçare kishte shprehur dёshirёn e saj pёr tё takuar njё princeshё tё vёrtetё.

Vajza 6-vjeçare, e cila kishte zbukuruar kokёn e saj pa flokё nga njё rrip i roztё, shkoi pёr tё pritur Princeshёn e vёrtetё me njё buqetё me lule. Kate ёshtё treguar zemёr-madhe duke mos i rezistuar dot vajzёs dhe ёshtё ulur nё gjunjё pёrpara saj. Dukesha ёshtё prekur nga vajza, e cila trimёrisht ёshtё duke luftuar kancerin, duke krijuar momente prekёse pёr kёdo qё i shihte tё dyja bashkё duke u puthur dhe pёrqafuar.

Takimi u realizua nga Fondacioni ‘Thuaj njё dёshirё’ nё Aeroportin Internacional, nё Calgari. (LajmeShqip.com)