Lajme Shqip Sunday, 11 December 2011 10:30

Që kurse është bërë e famshme për ekranin, lakuriqsia tashmë mund të konsiderohet si ‘natyra e Kate Moss’.

Top modelja angleze, vetëm pak ditë pasi ka pozuar lakuriq për kalendarin e fotografit të famshëm Pirelli, ka dalë sërish në ‘skenë’, por kësaj here topless.

Dhe kësaj here 37-vjeçarja ka pozuar për linjën e saj të bizhuve. Stilimet e bizhuve ajo i ka bërë posaçerisht për kompaninë franceze Fred. 22 aksesorë që janë frymëzimi i tatuazheve të saj, duke përfshirë edhe simbolin e sperancës, që është tatuazhi i saj i përbashkët me bashkëshortin Jamie Hince.

Me një pamje tepër seksi ajo ka pozuar me bizhu të koleksionit të saj, të cilët variojnë me çmime nga 420 deri në 30 mijë paund. Koleksioni i saj gjendet në të gjitha dyqanet e Fred në Francë dhe Tokio.

(LajmeShqip.com)