Lajme Shqip Thursday, 08 December 2011 13:45

Top modelja 37-vjeçare ka pozuar për fotografin prestigjioz Mario Sorrenti. Dikur në vitet ’90 ata frekuentonin njëri-tjetrin dhe ishte pikërisht fushata e tij e fotografisë që e bëri Kate Moss të famshme duke pozuar për Calvin Klein.

Amerikani 40-vjeçar është shprehur se është takuar me Moss në fillimet e karrierave të tyre dhe që të dy kanë kontribuar në lulëzimin e karrierës së njëri-tjetrit.

Kalendari i Pirellit, që do të përfshijë pozimet nudo të disa topmodeleve më të famshme, dhe nuk ka për të qenë në shitje por do të jetë i disponueshëm vetëm për familjet mbretërore dhe VIP-at. Fotografimet për kalendarin e vitit 2012 janë bërë në ishullin francez, Corsica. (LajmeShqip.com)