Lajme Shqip Thursday, 28 July 2011 13:05

Duke patur parasysh se sa shumё ndryshime ka patur ajo nё jetёn e saj, karakteret e ndryshme tё saj do t’i mbajnё lexuesit tё lidhur mbas librit.

Nё kёtё libёr do tё ketё seks, drogё, rock n’roll, prap drogё dhe prap seks, dhe shumё pak nё lidhje me veshjet e modёs. Sipas njё burimi pёr tabloidin ‘The Sun’ kёngёtarja po mendon ta shkruaj kёtё autobiografi pёr disa arsye mё shumё:

“Kate gjithmonё nuk ka dashur tё jetё e hapur me intervistat nё publik dhe publiku e njeh shumё pak Katen e vёrtetё dhe se çfarё ka kaluar ajo nё jetёn e saj.

Ajo nuk ka folur asnjёherё mё parё pёr divorcin e prindёrve tё saj, pёr ardhjen nё jetё tё vajzёs sё saj Lila, apo pёr marrёdhёniet e saj me ish-tё dashurit e saj, si Johnny Depp dhe Pete Doherty.

Fansat e saj do tё dёshpёrohen duke lexuar pёr jetёn e saj dhe ajo sigurisht qё nё kёtё pikё ka pёr tё bёrё shumё para.”

Supermodelja, nga ana tjetёr po inkurajohet nga bashkёshorti i saj Jamie Hince qё tё shkruaj vetёm pёr pjesёt e bukura tёjetёs sё saj, me qёllim qё ta ngrejё mё lart ikonёn e modeles angleze.

Por, pёr momentin çifti i sapomartuar ndodhet nё Australi dhe deri sa tё kthehet Moss do tё ketё kohё pёr tё menduar. (LajmeShqip.com)