Lajme Shqip Thursday, 03 November 2011 16:11

Princesha e Anglisë ja ka kaluar edhe personazheve më të famshme britanike, si Kate Moss, Emma Watson dhe Kiera Knightley.

Sipas një sondazhi të bërë nga Harper’s Bazaar, këtë muaj ajo është shpalluar si personazhi VIP britanik i veshur më mirë.


Dukesha e Kembrixhit dhe bashkëshortja e Princit William, përpara disa kohësh ka refuzuar të pozojë për revistën Vogue, për arsyen se nuk dëshiron të promovohet në mënyrë të tillë, për revista mode, por të promovohet me objektivat e saj si një mbretëreshë e ardhshme.

Kanë mjaftuar ato raste zyrtare që ajo është shfaqur në publik, për të rrëmbyer vështrimet e të gjithëve. Dhe nuk ka qenë aspak e vështirë duke pasur parasysh ajo ka një shije shumë të mirë në veshje, pasi gardëroba e saj përbëhet vetëm nga stilimet e markava të tilla si Zara dhe French Connection.

Princesha 29 vjeçare, jo vetëm që është princesha e shumë dashuruar nga kombasit e saj, por po kthehet edhe në një ambasadore e stilistëve britanikë, të shkallës më të lartë të modës. (LajmeShqip.com)