Lajme Shqip Thursday, 11 August 2011 21:36

Aktorja e famshme hollivudiane Kate Hudson ka dhënë një intervistë për revistën “Elle”, ku ka shprehur preokupimin e saj se mbase një ditë me fëmijët e saj nuk do të jetë aq liberale dhe pa paragjykime.

Kate Hudson 32-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, Ryder 7-vjeç dhe Bingham 4-javësh ka thënë: “Prindërit e mi më kanë lejuar mua dhe vëllait tim të kemi lirinë tonë. Ne kemi qënë të pavarur dhe vetëbesues në zgjedhjet tona dhe pa shumë paragjykime ndaj gabimeve tona.

Sot që jam nënë vetë nuk e di nëse do të jem një nënë aq e mirë sa mamaja ime. Uroj që të mos jem shumë paragjykuese ndaj vendimeve të fëmijëve të mi.” (LajmeShqip.com)