Lajme Shqip Saturday, 30 April 2011 06:20

Ajo ka mёse njё vit qё ёshtё e angazhuar nё njё lidhje me tё, babain e fёmijёs sё saj akoma tё palindur.

Hudson 32 vjeçare, gjatё spektaklit tё sё Mёrkurёs ‘Today Show’ surprizoi tё gjithё publikun duke shpallur zyrtare fejesёn e saj dhe vezulluar unazёn e saj 9 karatshe.

Aktorja e famshme qё pritet tё bёhet nёnё tregoi se propozimi romantik ndodhi pёrpara njё jave nё New York. Lajmi i fejesёs sё tyre ishte njё suprizё se pavarёsisht çifti ishte bёrё i pandashёm gjatё gjithё shtatzёnisё, Hudson nё Janar kishte deklaruar:

“Nuk mendoj se ёshtё e nevojshme qё tё martohemi. Unё e kam njё fёmijё dhe njё divorc nga e kaluara, kёshtu qё mendoj se martesa nuk ёshtё bileta e artё. Unё dua vetёm tё jem e lumtur.”  Aktorja ka qёnё e martuar me kёngёtarin Chris Robinson deri nё 2006 mbas afёrsisht 6 vitesh bashkё, nga martesa me tё cilin pati edhe njё djalё, Ryder 7 vjeç.

Dhe nё fakt Bellamy nuk ka reshtur sё deklaruari dashurinё e tij pёr tё; nё Grammy-n e fundit qё ai fitoi nё shkurt, kur doli nё podiumin e L.A. u shpreh se pёr kёtё falenderonte ‘tё dashurёn e tij bukuroshe dhe shtatzёne’.

Thuhet se tё dy janё takuar vite mё parё nё Australi, ndёrkohё qё marrёdhёnia e tyre ёshtё bёrё intime nga pranvera e vitit 2010.