Lajme Shqip Sunday, 10 July 2011 17:28

Ata janë disa prej yjeve të Hollivudit dhe trajtohen si mbretër të tij. Por kësaj here Jennifer Lopez, Tom Hanks dhe Nicole Kidman ishin të vetmit që ishin renditur të parët për të qëndruar pranë çiftit mbretëror në jetë reale, Dukës dhe Dukeshës së Kembrixh-it.

Ata morën pjesë në teatrin Belasco në qëndër të Los Anxhelesit, ku u shfaq një përmledhje e yjeve më të mirë në Angli. Sigurisht që yjet e hollivudit kanë nderuar dhe inkurajuar yjet e rinj britanik. Në këtë eveniment morën pjesë edhe shumë vipa të tjerë që shpresonin të takonin çiftin mbretëror, si Dana Delany, Mary-Louise Parker, Chris Evans, Anna Kornikova, Maria Bello, Kristin Chenoweth, Jennifer Garner, Blake Lively, Jack Black, Cat Deeley, Barbara Straisand etj.

Por, njëri prej vipave ka qenë përjashtim në sy të të gjithëve… Ai është takuar me Princin Will dhe është llafosur tamam si në kohët e vjetra. Bëhet fjalë për futbollistin David Beckham, që është mik i familjes mbretërore. Beckham është paraqitur vetëm për shkak se gruaja e tij është në momentet e fundit të pritjes për të lindur vajzën e tyre.

Amerika e ka pritur me padurim ardhjen e çiftit mbretëror, sidomos të Princeshës Kate që përfaqëson ëndrrën e çdo vajze të thjeshtë për t’u bërë princeshë. Por ajo është kthyer në një ikonë për modën, për të cilën amerikanët kanë zbuluar se çdo revistë me fotografinë e saj në kopertinë, kthehet në best-seller. (LajmeShqip.com)