Lajme Shqip Thursday, 10 September 2015 15:15

Taylor Swift është zyrtarisht ‘mbretëresha më e re e Instagramit’ me plot 45,7 milionë ndjekës që komentojnë dhe pëlqejnë postimet e saj.

Statistikat më të fundit e kanë nxjerrë Kim Kardashian në vend të dytë dhe Beyonce në vendin e tretë të listës së personave më të ndjekur në Instagram.

Sigurisht që nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Taylor me dashurinë e saj për macet dhe mikeshat e saj shalëgjata herët a vonë do tërhiqnin vëmendje maksimale.