Lajme Shqip Tuesday, 27 March 2012 11:24

Ngjarja e pazakontë e pak ditëve më parë, viktimë e së cilës ishte një ndër femrat më të hijshme të botës së showbiz-it, e pasur dhe e suksesshme, Kim Kadrashian, nuk do të përfundojë me kaq.

Ylli televiziv amerikan duket se do të reagojë ndaj gruas e cila hodhi miell mbi të teksa ajo po parakalonte për të shkuar në hollin ku do të bëhej promovimi i parfumit të saj më të ri.

Edhe pse pas incidentit u tregua e rezervuar, madje mësohet se nën dhëmbë deklaroi që nuk do të kërkonte të merreshin masa kundrejt gruas që hodhi miell mbi të, duket se kjo ka qenë thjesht dhe vetëm për të mos u ndalur më gjatë me mediat për këtë çështje.

“Kam thënë se nuk do të ketë padi, por tani jam duke e menduar këtë. Dhe e dini pse?! Sepse nuk dua që në të ardhmen dikush tjetër të mendojë që nëse e bën këtë, asgjë s’do t’i ndodhë”, ka deklaruar bukuroshja Kardashian për “E Online”.

Në momentin e këtij incidenti, aspak të këndshëm, Kardashian s’ka ditur ç’të bëjë dhe thjesht ka buzëqeshur, por tani radhën e ka padia për gruan e cila nuk ka dhënë asnjë shpjegim pse e ka bërë këtë veprim.